No menu items!

Çfarë ndodh nëse Serbia nuk e nënshkruan marrëveshjen e BE-së, përgjigjet Hovenier

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është pyetur sot se çfarë ndodh nëse Serbia nuk nënshkruan marrëveshjen për Planin Evropian dhe a mund të zbatohet ai njëanshëm nga Kosova.

Diplomati amerikan, në një tryezë të rrumbullakët që u organizua sot në Prishtinë bashkë me disa gazetarë, u shpreh se disa elemente në këtë marrëveshje funksionojnë vetëm nëse ka pajtim nga Kosova dhe Serbia, transmeton Paparaci.

Sipas tij, disa elemente në këtë marrëveshje, pa marrë parasysh nëse ka pajtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “Kosova duhet t’i implementojë”.

“Kemi folur shumë për asociacionin e komunave me shumicë serbe, për shembull. Ne besojmë se është obligim për të cilin Kosova ishte zotuar më herët dhe besojmë se është gjë e mirë për Kosovën, që do ta ndihmojë të jetë më e suksesshme në adresimin e shqetësimeve të këtij komuniteti etnik serb”, shtoi ai.

Hovenier tha se fokusi i tyre për takimin e së shtunës që do të mbahet në Ohër mes palës kosovare dhe asaj serbe, është që të arrihet një rezultat i suksesshëm.

“Andaj çfarë po bëjmë është po përqendrojmë përpjekjet tona si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë, për të ndihmuar që të krijohen kushtet në mënyrë që marrëveshja të arrihet, dhe më duhet të them se shoh mundësi të vërteta për progres, kjo është e kapshme dhe mund të arrihet. Këtu është fokusi ynë”, u shpreh Hovenier.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.