No menu items!

Chelsea është gati të paguaj 12 milionë euro më shumë se sa e ka shitur Tammy Abrahamin

Tammy Abraham ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë edicion, por emri i tij vazhdon të shkruhet në gazetat më të mëdha në Angli dhe Itali.

Sulmuesi anglez pritet të rikthehet në Angli gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Roma nuk llogarit në shërbimet e tij.

Giallorosët kanë në qendër të sulmit emra si Romelu Lukaku, Andrea Belotti dhe Sardar Azmoun dhe e kanë nxjerr në shitje Abrahamin.

Roma synon të fitoj 52 milionë euro nga shitja e anglezit dhe Chelsea ka shprehur interesim për ta rikthyer në Stamford Bridges.

Londinezët e kanë shitur atë dy vite e gjysmë më parë për 40 milionë euro, derisa në janar synojnë ta paguajnë shumën e kërkuar nga Roma prej 52 milionë eurove.

26-vjeçari në 107 ndeshje zyrtare me fanellën e Romës ka shënuar 36 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë.

Përveç Chelseat në garë për të janë edhe Tottenham Hotspur, Aston Villa dhe Arsenal. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.