Këshilltari i Departamentit Ameirkan të Shtetit, Derek Chollet njoftoi se ka biseduar me presidentin serb, Aleksandarf Vuçiq, të cilit i bëri thirrje për të qetësuar serbët e Kosovës
Ai ftoi Vuçiqin që të ndërmarrë hapa që ndihmojnë zbutjen e krizës në veri të Kosovës.
“Dje inkurajova presidenti serb Vuçiq për të kërkuar qetësi mes serbëve të Kosovës, për të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës dhe për t’u kthyer në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja” ka shkruar Chollet në Twitter.
Encouraged Serbian President Vucic @predsednikrs yesterday to urge calm among Kosovan Serbs, take steps to help defuse the crisis in the north of Kosovo, and return to the path of normalization and constructive engagement in the EU-facilitated Dialogue.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) June 3, 2023