No menu items!

Chollet ndryshon pozitë, nga ekipi i Blinken kalon tek Departamenti i Mbrojtjes

Derek Chollet, nuk do të jetë më këshilltar i Lartë i Departamentit të Shtetit. Ai tash e tutje do të kalojë në pozitën e Nënsekretarit të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara. Vetë Chollet në Twitter ka shkruar se është duke pritur konfirmimin nga Senati për pozitën e re.

Sekretari amerikan, Antony Blinken, e ka uruar dhe falënderuar Chollet duke thënë se largimi i tij do të jetë humbje për ekipin e Sekretarit, por fitore për Departamentin e Mbrojtjes. Pas kësaj Chollet e ka falënderuar Blinken për mbështetjen, duke thënë se ka qenë nder i madh që i ka shërbyer popullit amerikan me Sekretarin Blinken dhe ekipin e Departamentit të Shtetit

Chollet është shprehur i lumtur me mundësinë për t’u rikthyer në Departamentin e Mbrojtjes. Chollet ka vizituar Kosovën në muajin janar ku ka bërë thirrje për normalizim të raporteve Kosovë -Serbi dhe krijimin e Asociacionit.
Ai shpesh ka pasur telefonata me Kryeministrin Kurti rreth dialogut me Serbinë.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.