No menu items!

Çitaku në krah të Musliut: Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon

Pasi që diskutimet e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu në Kuvendin e Kosovës u kritikuan, në mbështetja i ka dalë nënkryetarja e kësaj partie.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka mbështetur deputetën e kësaj partie, Ganimete Musliu, pasi diskutimet e saj të në Kuvendin e Kosovës janë kritikuar.

“Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon”, ka thënë Çitaku.

Nënkryetarja e PDK-së ka thënë mund të pajtohen dhe jo me mënyrën se çfarë ka thënë ose si e ka thënë deputetja Musliu.

Çitaku ka shtuar se deputetja Musliu “as nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, as gurë. Ganja ka folë”.

“Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon. Mund të pajtoheni ose të mos pajtoheni me atë që ka thënë deputetja Musliu. Mund të pajtoheni e mos pajtoheni me mënyrën si e ka thënë. Por, Ganimetja as nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, as gurë. Ganja ka folë. Move on”, ka shkruar Çitaku.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.