Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit në Instagram një copëz nga jeta e saj si nënë, teksa zhvillonte një Q&A në InstaStory.
Kur e pyeten si ia del të menaxhojë katër fëmijë gjatë pushimeve, Arbana iu përgjigj me sinqeritet:
“Duke ndarë detyrat me Edin 🙂, duke iu krijuar programe/aktivitete, por edhe rregulla. Por mbi të gjitha, duke bërë një pakt me veten para nisjes: pushimet nuk janë pushime për vete, por për fëmijët,” shkruan ajo në përgjigje.
Moderatorja tregon se suksesi i pushimeve me fëmijë qëndron tek organizimi, ndarja e përgjegjësive me partnerin, si dhe qëndrimi pozitiv, edhe kur energjia e fëmijëve është pa fund. Me këtë përgjigje, Arbana ka prekur një temë që ndoshta shumë prindër e ndjejnë në heshtje: pushimet me fëmijët janë të bukura, por gjithashtu kërkojnë shumë durim dhe dashuri. / Prive By Liberta Spahiu.