No menu items!

Çka nëse VV vazhdon me planin për votim të fshehur, Gruda: PDK s’merr pjesë, është shpallur jokushtetues

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se ata nuk do të votojnë për votim të fshur sepse kjo është ‘’jokushtetuese’’, shkruan Gazeta Express.

Ai ka theksuar edhe se PDK ka marrë pjesë në seancën konstituive deri në momentin që është ndërru rendi i ditës.

Po ashtu ai ka thënë edhe se, VV-ja, seancat e zhvilluara deri sot kanë qenë në shkelje të Kushtetutës.

‘‘Është e rëndësishme të thuhet se aktgjykimi i Kushtetuese në mënyrë precize thotë se seancat e zhvilluara deri sot kanë qenë në shkelje të Kushtetutës. Këto seanca i ka drejtuar Dehari, VV. Pra mund të konstatojmë që gjithçka që ka ndodhur deri sot, Kushtetuesja e ka konsideru si shkelje kushtetuese nga ana e VV’’, ka thënë ai.

Tutje, i njëjti ka deklaruar edhe se VV-ja e din që insistimi në votim të fshehtë është shkelje e kushtetutës.

‘‘E dyta, sa i takon votimi të fshehtë, Gjykata e ka shpallë jokushtetues, dhe e ka sqarua në mënyrë të saktë. E fundit që dua të them është sa i takon takimit konsulktativ, ku mungoi Kurti, ky takim është reflektim pozitiv. Shpreh atë, ata e dinë që kanë bërë shkelje deri sot siç ka thënë Gjykata, dhe e din që insistimi në votim të fshehur është po ashtu shkelje kushtetuese, mendojmë që kjo duhet të vazhdojë. Është shumë e qartë, aktgjykimi thotë deputetët duhet të votojnë Për, Kundër ose me Abstenu në seancës, ne atë e kemi bë deri nuk është ndërru rendi i ditës. Momenti që është ndërru rendi i ditës, me kalu në votim të fshehur,  ne nuk kemi pse votojmë në një vendimmarrje që është jokushtetuese.  Pra nuk votojmë diçka që është jokushtetuese’’, ka thënë ai. /GazetaExpress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.