Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, u pyet sot nga mediat lidhur me licencimin e Federatës së Futbollit të Kosovës nga MKRS.
Ai tha se licencimi është duke vazhduar si procedurë, dhe se janë në komunikim të vazhdueshëm me UEFA-n dhe FIFA-n.
Nuk ka kurrfarë rreziku të përjashtmit të Federatës nga dy asociacionet ndërkombëtare: UEFA dhe FIFA. Licencimi është duke vazhduar si procedurë dhe kemi hy në fazën përfundimtare. Shpresojmë se do t’i marrim licencat gjatë këtij muaji. Kemi kërkuar disa sqarime nga UEFA dhe FIFA dhe disa aspekte tjera që kanë të bëjnë me kritere ndërkombëtarë për licencim” tha mes të tjerash Çeku.
I pari i MKRS-së, ka bërë me dije se grupi i parë i federative janë licencuar dhe në grupin e dytë që janë në pritje të licesnimit është edhe FFK.
Ai tha se një kriter i rëndësishëm i licencimit Federatës është që të licencohen edhe klubet