Sipas një vlerësimi të hershëm të inteligjencës amerikane, sulmet ajrore të ndërmarra së fundmi nga Shtetet e Bashkuara nuk kanë shkatërruar objektet bërthamore të Iranit,shkruan CNN trasmeton Raporto24
CNN raporton se ndonëse goditjet kishin në shënjestër infrastrukturë të ndjeshme, vendet kyçe të programit bërthamor iranian nuk janë dëmtuar në mënyrë vendimtare.
“Vlerësimi paraprak tregon se objektet nuk janë asgjësuar,” tha një zyrtar amerikan për CNN, duke shtuar se analiza të mëtejshme janë duke u zhvilluar për të përcaktuar shkallën e dëmit të shkaktuar.
Ky zhvillim vjen pas tensioneve të shtuara mes SHBA-së dhe Iranit, si dhe përballë shqetësimeve ndërkombëtare për eskalim të mundshëm në rajon./Raporto24/
https://edition.cnn.com/2025/06/24/politics/intel-assessment-us-strikes-iran-nuclear-sites