No menu items!

Costa i kërkon Kosovës të jetë një partner i besueshëm i BE-së dhe me fqinjët e saj

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ka kërkuar nga Kosova që të jetë një partner i besueshëm i partnerëve të saj në Bashkimin Europian dhe me fqinjët e saj.

“Në fund të fundit, gjithçka varet nga ndërtimi i besimit – që të jeni një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm, brenda vendit, me fqinjët tuaj dhe me partnerët tuaj në Bashkimin Europian”, tha sot Costa në një konferencë të përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani.

Costa gjithashtu foli edhe për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të cilin e prezantoi si në “mundësi e madhe” dhe tha se është thelbësore të vazhdohet puna për zbatimin e agjendës së reformave, në mënyrë që Kosova të përfitojë plotësisht prej saj./Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.