No menu items!

Costa pas takimeve në Kosovë: Vendi i Kosovës është në familjen e Bashkimit Evropian

Pas vizitës zyrtare që zhvilloi në Kosovë, Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa, ka dhënë një mesazh të fuqishëm për të ardhmen evropiane të vendit.

Në një postim në rrjetin social “X”, Costa tha se kishte pasur takime shumë të mira me presidenten Vjosa Osmani, duke theksuar qartë se “vendi i Kosovës është në familjen e Bashkimit Evropian”.

Ai bëri thirrje për ndërtim konsensusi politik dhe për përparim konkret në dialogun me Serbinë.

Takime shumë të mira me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë pasditen e sotme. Vendi i Kosovës është në familjen e Bashkimit Evropian. Kjo gjithashtu kërkon që ju të përmbushni angazhimet tuaja dhe të forconi demokracinë tuaj. Ndërtimi i konsensusit midis forcave politike është thelbësor. Është gjithashtu jetike të shihet përparim real dhe i prekshëm në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE. Për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të mirën e kosovarëve”, ka shkruar Costa.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme, Costa është takuar edhe me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ku diskutuan për integrimin evropian të Kosovës dhe sfidat në procesin e dialogut me Serbinë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.