No menu items!

Ç’po ndodh me rrjetet sociale? Pas Facebookut, edhe Snapchati u “zhduk” me orë të tëra

Pas platformave të Facebook, që përfshin edhe Instagram dhe Whatsapp, një tjetër protagonist i rrjeteve sociale ka përjetuar një bllokim planetar, dhe kësaj radhë nuk i përket perandorisë së Zuckenbergut.   

Bëhet fjalë për SnapChat, i cili dje praktikisht ishte i paarritshëm nga vende të ndryshme të botës, në veçanti në Europën perëndimore edhe në Shtetet e Bashkuara, aty ku edhe përdoret më shumë.

Teknikët e shoqërisë me bazë në SHBA, që ndër rrjetet sociale ishte trendi i disa viteve më parë, por që ende mban rreth 300 milionë përdorues aktivë, arritën ta riparonin defektin brenda 4 orëve, por analistët po fillojnë të pyesin veten sa çfarë po ndodh me rrjetet sociale kryesore.

Sipas disa prej tyre, defektet po tregojnë se një nga problemet e platformave që i përkasin rrjeteve sociale kryesore është centralizimi i tyre, që po evidentohet gjithmonë e më shumë me përhapjen e tyre globale. Sipas tyre, drejtuesit e këtyre gjigantëve teknologjikë duhet të mendojnë për një diversifikim të platformave të brendshme, që mund të ulin riskun e gabimeve njerëzore ose të sulmeve kibernetike.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.