Mundësia për ta parë Cristiano Ronaldon të luaj në Kupën e Botës për klube, tashmë nuk ekziston.
Edhe pse shumë tifozë të futbollit, madje edhe vet Ronaldo ka ëndërruar të luaj në këtë kompeticon, gjithçka ka marr fund,
Sulmuesi portugez ka njoftuar se ka marr vendim që nuk do të luaj në Kupën e Botës për Klube.
Ronaldo e ka pranuar se ka pasur oferta nga disa klube që do të marrin pjesë, por ai i ka refuzuar.
“Praktikisht është vendosur, nuk do të jem në Kupën e Botës për Klube.
Është pothuajse e vendosur që unë nuk do të marr pjesë në Kupën e Botës për klube, pavarësisht se kam marrë shumë ftesa dhe propozime. Vendimi pothuajse është marrë nga ana ime.
“Ka pasur bisedime, kontakt por nuk mund të jesh fare konkurse, duhet të mendosh për afat të shkurtër, të mesëm dhe afatgjatë. Pra, pavarësisht afrimeve, është vendosur”, ka deklaruar Ronaldo./Raporto24/