No menu items!

Dafina Zeqiri komenton citimin “llafe, llafe” të Vjosa Osmanit: E ka thënë sepse…

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte cituar këngëtaren Dafina Zeqiri kur ishte kritikuar për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Dakën. ‘’Ata që flasin e ka kërkuar këtë ai ose ajo, janë llafe llafe, qysh thotë Dafina” – kishte thënë Osmani.

Lidhur me këtë citim ka folur këngëtarja Dafina Zeqiri në emisionin “Une dhe Ti” në CoolnFresh Magazine.

Sipas Dafinës arsyeja pse Osmani e ka përmendur “llafe, llafe” është sepse populli bën shumë llafe.

Ajo ka theksuar se është shumë e lumtur që e ka cituar Presidentja.

“Për Vjosën e citojë pse e ka citu llafe, se arsyeja që ja kom lanë është se llafe është fjala që përdoret më shumë dhe bëjmë shumë llafe. E ka citu shkaku që e ka pas kuptimin tonë që nganjëherë nuk është e domosdoshme me iu dhënë shumë shpjegim. Është gëzim i madh me të citu Presidentja” – tha ajo.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.