No menu items!

Dalin pamje të reja, Agon Zejnullahu “duke dhënë shpirt” u bart për në spital me duar të lidhura pas shpine

Agon Zejnullahu po bëhej gati të transportohej për në spital me pranga në duar.

27-vjeçari dyshohet se vdiq i prangosur disa momente pas arrestimit në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, në orën e parë të së hënës.

Një video ekskluzive të cilën e ka siguruar Paparaci, pandërhyrje, tregon momentin nga prangosja e tij të ulur në tokë, deri te bartja për në autoambulancë.

Menjëherë pas vendosjes në kontroll, zyrtarët policorë i hedhin Zejnullahut ujë në fytyrë dhe rreth kokës. Ai gjendet i ulur në gjunjë dhe me duar të lidhura prapa shpinës.

Me mbërritjen e autoambulancës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Lipjanit, 27-vjeçari, nga zyrtarët policorë me asistencë të mjekëve vendoset në lese dhe bartet për në automjetin e ambulancës.

Vdekja e Agon Zejnullahut në Lipjan ngjason me rastin tronditës nga SHBA – 5 policë të ndaluar për vrasje nga pakujdesia

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.