No menu items!

Dalin pamjet, ja si e sulmon polici të prangosurin në oborrin e shtëpisë në Klinë (Video)

Tre zyrtarë policorë të stacionit policor në Klinë janë arrestuar pas dyshimeve për rrahjen e një qytetari në oborrin e shtëpisë së tij.

Fillimisht, Inspektorati Policor i Kosovës kishte rekomanduar suspendimin e tyre për shkak të dyshimeve për përdorim të forcës së tepruar.

Pas intervistimit nga prokurori i rastit, është urdhëruar masa e ndalimit për 48 orë ndaj tre zyrtarëve të përfshirë.

IndeksOnline ka siguruar pamje ekskluzive nga rasti, ku shihet qartë momenti i prangosjes së të dyshuarit dhe veprimet e dhunshme të policëve ndaj tij.

Hetimet rreth rastit janë ende në zhvillim, ndërsa prokuroria dhe IPK-ja kanë paralajmëruar ndëshkime për të gjithë ata që kanë tejkaluar kompetencat ligjore./IndeksOnline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.