Ka dëshmi bindëse se Aleksandar Vuçiq, përmes të ashtuquajturit Listat serbe, në mbarë Kosovën, po organizojnë plot 500 serbë dhe po vendosin tenda para objektit të presidencës në Serbi. Kështu thonë disa organizata që përfaqësojnë serbët e Kosovës. Sipas tyre misioni i serbëve të Kosovës është ruajtja e tij nga protestat masive të paralajmëruara ditët në vijim. Këto organizata pohojnë se Vuçiq është tradhtari më i madh në historinë e popullit serb
Lëvizja Popullore Serbe, Këshilli Kombëtar Serb nga Kosova “Atdheu” si dhe Forumi Kombëtar Serb kanë dalë me një letër publike duke e quajtur Aleksandar Vuçiqin tradhtarin më i madh në historinë e popullit serb.
Duke listuar disa fakte, këto organizata përfaqësuese të serbëve në Kosovë gjithashtu thonë se ka dëshmi bindëse se Vuçiq, përmes të ashtuquajturës Listat serbe, në mbarë Kosovën po organizojnë serbët të cilët po vendosin tenda para objektit të presidencës serbe.
Sipas këtyre organizatave janë plot 500 serbë nga Kosova që detyre kryesore është mbrojtja e Presidentit Aleksandër Vuçiq dhe karriges së tij qeverisëse nga tubimi masiv i paralajmëruar nga populli serb.
“Detyra kryesore e këtij “pelegrinazhi” para Presidencës do të ishte mbrojtja e Presidentit Aleksandër Vuçiq dhe karriges së tij qeverisëse nga tubimi masiv i paralajmëruar. Për performancën e tyre, mbështetësit e Vuçiqit do të merrnin një pagë të mirë ditore me ushqim dhe pije të siguruar. Shkuarja e tyre në Beograd është planifikuar për më 12 mars dhe “mbrojtja” do të zgjaste së paku 25 ditë, d.m.th. aq sa Aleksandar Vuçiq i sheh të nevojshme për ta mbrojtur”, shkruhet në letrën e këtyre organizatave.
Lëvizja Popullore e Serbëve nga Kosova, Këshilli Kombëtar Serb i Kosovës dhe Forumi Kombëtar Serb u kujtojnë të gjithë serbëve nga Kosova, si ata që jetojnë atje ashtu edhe ata që kanë ikur, se Aleksandar Vuçiq është tradhtari më i madh në historinë e popullit serb.
Asta kanë paraqitur edhe disa argumente, sic thonë ata bindëse, për të dëshmuar se presidenti serb është tradhtar. Argumentet sipas tyre janë të pakundërshtueshme, duke përfshirë kështu sic pretendojnë ata ‘dorëzimin e Gazivodës’, vendosjes e kufijve, çmontimin e institucioneve paralele serbe në Kosovë, si gjyqësorin dhe policinë.
Gjatë 12 viteve të qeverisjes së tij, sipas deklaratës së vetë presidentit të Serbisë, në territorin e Kosovës janë investuar nga 600 deri në 800 milionë euro në vit. Ato para janë avulluar, vetëm presidenti e di se ku kanë shkuar, dhe është një vjedhje e paprecedentë, vlera e së cilës për gjithë këtë kohë është rreth dhjetë miliardë euro. Debakli ushtarak në Banjska po e lëndon shpirtin e Presidentit të Serbisë. Madje edhe vrasja e vetë Oliver Ivanoviqit është përgjegjësi e pushtetit aktual në Serbi”, thuhet në disa nga argumentet.
Duke ditur të gjitha këto, këto organizata pohojnë se njerëzit e fundit që duhet të mbrojnë Aleksandar Vuçiqin janë serbët e Kosovës.
“Do të ishte një shembull unik në botë nëse ata që u tradhtuan nga qeveria do ta mbronin atë qeveri. Serbët nga Kosova duhet të jenë të fundit që do të preken nga ky mazohizëm tradhtar. Ata që nisen për të mbrojtur një tradhtar rrezikojnë të bëhen tradhtarë dhe të njollosin përgjithmonë paraardhësit dhe pasardhësit e tyre. Sidomos sot, ndërsa e gjithë Serbia është ngritur kundër regjimit tradhtar dhe kriminal të Aleksandër Vuçiqit, serbët nga Kosova nuk duhet të jenë në anën e kundërt. Ata që sot qëndrojnë nën ombrellën e Aleksandër Vuçiqit do të ngjallin zemërimin dhe përbuzjen e publikut patriotik dhe demokratik në Serbi ndaj popullit të mbetur serb në Kosovë. Dhe kjo stigmë e turpit është e vështirë të hiqet dhe të lahet. Prandaj ky është momenti i duhur që patriotët, intelektualët, njerëzit e respektuar dhe mikpritësit të ngrenë zërin dhe të kundërshtojnë manipulimet e mëtejshme”, thuhet në kërkesën e këtyre organizatave të cilat i kanë bërë thirrje peshkopit Teodosij, që ta shfrytëzojë ndikimin dhe autoritetin e kishës për të parandaluar bashkërisht rrënimin shpirtëror, moral dhe kombëtar të serbëve të Kosovës.