No menu items!

Daut Haradinaj: Gjuha agresive ndaj Kurtit, na ka penalizuar në vota – Jemi për qeveri të opozitës, pa kushte, pa kërkesa

Daut Haradinaj ka shprehur gatishmërinë e AAK-së për të mbështetur çdo ofertë që opozita mund të paraqesë, duke theksuar se partia e tij nuk ka kushte për pushtet.

Ai shtoi se AAK është e interesuar të kontribuojë, por për më shumë preferon zgjedhjet e parakohshme sesa një qeveri gjithëpërfshirëse, për të cilën ka theksuar se nuk ka pasur kërkesa.

“Unë, jam i gatshëm në secilin kombinim që opozita do ta bën ofertën e ardhshme. S’kemi kushte, oferta dhe as s’kërkojmë pushtet. Jemi të interesuar me i përkrahë. Ka buru edhe ideja e një qeverie gjithëpërfshirëse, as aty s’kemi pasë kërkesa, por unë më shumë shoh zgjedhje se zgjidhje”, tha Haradinaj.

Për arsyet e ndarjeve brenda opozitës, Haradinaj tha se një pjesë e problemeve janë shkaktuar nga egoja e liderëve dhe mosmarrëveshjet brenda partive për bashkëqeverisje.

“Nganjëherë s’po i përmbushen egot liderëve, ka edhe raste kur deputetët e një partie nuk pajtohen të qeverisin me një subjekt tjetër. Partitë opozitare nuk e kanë situatën 100% në kontroll për një qeverisje të opozitës, duke filluar nga liderët që nuk kanë koordinim”, shtoi tutje.

Ai gjithashtu theksoi se gjuha e ashpër e AAK-së ndaj Kurtit në fushatë, ndikoi në elektoratin e tyre.

“Por, edhe gjuha e AAK-së, pra gjuha jonë agresive ndaj VV’së, gjatë fushatës, na ka penalizuar në vota, pastaj edhe përkrahja që i kemi dhënë Kurtit për marrëveshjen e Ohrit nuk ka qenë populiste.”

“Kritikat tona kanë qenë për shkëputjen e projektit të ndërtimit për Termocentralin e ri, ndërprerja e projektit për gazin amerikan, falja e tokave që ia bën Manastirit, futja e Kosovës në sanksione…”, tha Haradinaj në Blic Interview me Astrit Gashin

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.