No menu items!

Debat i ashpër mes Gjestit dhe Eglit, kjo e fundit ia thotë në sy: Ti je askushi

Debatet mes banorëve të Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë të marrin vëmendjen e publikut. Mbrëmjen e djeshme, një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Eglit dhe Gjestit, lidhur me ndarjen e krevateve.

Gjesti ishte ai që nisi debatin duke thënë: “Do ndajmë krevatet.”

Por Egli nuk u pajtua me këtë deklaratë, duke reaguar menjëherë:“Këtu nuk e bën ti ligjin, e bën Vëllai i Madh. Nuk e ke kuptuar akoma.”

Situata u tensionua më tej, kur Gjesti u shpreh: “Sot nuk ke gjumë atëherë.”

Ndërsa Egli e përshkallëzoi përplasjen me një deklaratë të ashpër: “Zgjuar do më kesh. Ti nuk ke faj kur të pranova unë të vije në krevat, më vije si morr. Je askushi ti. Unë flej ku të më dojë mua kokrra e qejfit. Nuk e bën ligjin ti, je thjesht një Gjest.”

Ajo përfundoi duke thënë: “Dua të rri zgjuar sot.”

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.