No menu items!

Debat i ashpër mes Haxhiut dhe Mushkolajt për çështjen e largimit të barrikadave në veri

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është duke iu referuar kriminale njerëzve që nuk ka ndonjë vendim nga gjykata për këtë çështje.

Sipas Mushkolës, ministrja e Drejtësisë duhet të jetë shumë e ma e kujdesshme në deklarimet e saj.

Unë po e kuptojë qëllimin që ka Albulena Haxhiu është duke tentuar ta bëjë dallimin në mes të njerëzve tyë cilët i kanë vendosur barrikada edhe njerëzit që kanë qëndruar të barrikadat. Me fal unë nuk e pranoj një dallim të tillë sepse edhe deklarata e përbashkët e lëshuar nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimit Evropian flet për garanci”, ka theksuar Mushkolaj.

“Nëse nuk është kështu atëherë Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të dalë edhe të thotë SHBA-ja dhe BE-ja po gënjen, nuk ka kurrfarë garancie”, ka deklaruar Mushkolaj.

Për analistin Mushkola SHBA-ja dhe BE-ja nuk do ta bënë kurrë një gafë të tillë.

Ndërkohë ministrja Haxhiu tha se deklarata përbashkët ndërmjet SHBA-së dhe BE-së duhet ët kuptohen ne formën e duhur, pasi sipas saj qeveria nuk ka lista të emrave të përveqeveria nuk ka lista të cilët duhet të arrestohen.

“Kjo është punë e Prokurorisë edhe Policës edhe jo Qeverisë”, ka deklaruar Haxhiu.

Ndërsa Mushkola i ka thënë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti “ i kishte vizatuar se kush janë njerëz”

Sipas Mushkolës, Kurti kishte thënë se ” këto janë barrikada të njerëzve me uniforma të errëta, njerëz që janë tullac e me mjekra që e imtojnë Drazha Mihlloviçin”

Më tej, Mushkola ka thënë se qytetarët kanë të drejtë të dyshojnë që barrikada nuk janë larguar vetvetiu.

Ndërsa Haxhiu ka thënë se “për largimin e barrikadave nuk ka pasur as një garancion nga Qeveria e Kosovës”.

“Pse i hoqën serbët barrikadat” e ka pyetur Mushkolaj ministren e Drejtësisë.

Ajo i është kundërpërgjigjur duke i thënë “shko pyeti serbët ose besoj kryeministrit të Kurti që s’ka pasur garancione”.

Mushola ka thënë se deklarata e Albin Kurti është skandaloze kur ka thënë se ‘Serbët vetë i kanë vendosur vetë i kanë larguar” sipas tij kjo deklarata tregon që nuk ka kurrfarë kontrolle në veri të Kosovës pasi “serbët kur dëshirojnë vendosin barrikada kur të dëshirojnë i largojnë, plagosin Policë të Kosovës”.

Haxhiu i është kundërpërgjigjur duke i thënë “t’i po me thua që këta persona të mos i quaja kriminel ata që plagosin pjesëtarë të Policisë së Kosovës”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.