No menu items!

Deklarata shqetësuese e Lajçakut: NATO nuk mund ta zgjidhë problemin në Kosovë

Përfaqësuesi Special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, tha se ngjarjet në veri të Kosovës paraqesin një “përshkallëzim absolutisht të panevojshëm dhe të palogjikshëm” dhe se “vetëm një zgjidhje politike përmes dialogut” është e mundur dhe se është e qartë se NATO-ja nuk mund ta zgjidhë këtë çështje.

Lajçak theksoi se arsyeja e përshkallëzimit të konfliktit është mosbesimi i thellë mes dy komuniteteve.

Më duhet të them se ky është një përshkallëzim absolutisht i panevojshëm dhe i palogjikshëm, sepse pas shumë e shumë muajsh negociata arritëm dy marrëveshje të rëndësishme, kjo do të thotë se kemi një rrugë drejt normalizimit, kemi një program që trajton qartë të gjitha çështjet e hapura”, tha Lajçak.

Sipas tij, “de-përshkallëzimi është i nevojshëm”.

I pyetur nëse vendosja e forcave shtesë të NATO-s në terren do të kontribuojë në de-përshkallëzimin e konfliktit, Lajçak përsëriti se është e qartë se ky problem mund të zgjidhet vetëm politikisht, pra përmes dialogut ekzistues.

“NATO luajti një rol shumë të rëndësishëm, mbi të gjitha, në ruajtjen e paqes në terren. Edhe në këtë situatë të nxehtë, njësitet e KFOR-it ndanë policinë e Kosovës nga serbët e Kosovës. Fatkeqësisht, shumë prej tyre u plagosën në atë konflikt. Duke forcuar NATO-n, edhe garancitë se do të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm janë më të forta, por është e qartë se NATO-ja nuk mund ta zgjidhë këtë çështje, me gjithë respektin që kam për NATO-n”, tha Lajçak për “Deutsche Welle”. /Paparaci.com

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.