No menu items!

Deklarimi vjetor i pasurisë: Çfarë zotëron kreu i LDK-së?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dorëzuar formularin e tij vjetor për deklarimin e pasurisë për vitin 2025, sipas kërkesave të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Dokumenti, i publikuar më 23 prill, zbardh në detaje pasuritë, të ardhurat dhe detyrimet financiare të tij dhe bashkëshortes, raporton Gazeta Sinjali.

Në deklarim, Abdixhiku ka përfshirë katër prona të paluajtshme, përfshirë dy shtëpi, një banesë dhe një parcelë toke. Dy prej tyre janë të trashëguara nga familja, ndërsa banesa më e fundit, me sipërfaqe 174 m² dhe vlerë 260 mijë euro, është blerë në vitin 2023 përmes kredive bankare dhe është në bashkëpronësi me bashkëshorten.

Sa i përket pasurive të luajtshme, familja Abdixhiku zotëron një veturë Mercedes Benz, ndërsa bashkëshortja e tij ka një pjesëmarrje prej 25% në kompaninë “Ampera Group”, vlerësuar me 2,500 euro.

Në llogaritë bankare, janë të deklaruara rreth 10,370 euro në emrin e Abdixhikut dhe 1,609 euro të tjera në emër të bashkëshortes.

Formulari përfshin edhe detyrimet: 2 mijë euro overdraft, një kredi prej 29 mijë eurosh për renovimin e një shtëpie dhe një kredi më të madhe – 126 mijë euro për banesën në Marigona Hill.

Në aspektin e të ardhurave, Abdixhiku ka përfituar 19,904 euro nga pozita si deputet në Kuvendin e Kosovës dhe 24 mijë euro nga angazhimi në Kolegjin Riinvest. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka raportuar 12 mijë euro të ardhura nga kompania private ku është e punësuar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.