No menu items!

Deklarohet për herë të parë vëllai i dizajnerit Festim Isufi

Dizajneri shqiptar, Festim Isufi, u gjet pa shenja jete në banesën e tij më 9 maj.

Kjo ngjarje tragjike ka tronditur Kosovën, ndërsa ka pasur reagime të shumta e versione të ndryshme rreth vdekjes.

Lidhur me rastin është deklaruar për herë të parë edhe vëllai i të ndjerit, duke dhënë disa detaje pas atyre komenteve që u bënë.

I njëjti theksoi se nuk e fajëson bashkëshorten e tij, Rinën dhe se ajo është pjesë e familjes së tyre.

“Ne e dimë të vërtetën që ai ma nuk jeton, janë tu u marrë policia e prokuroria edhe besoj që shumë shpejt del rezultati. Familja nuk e fajëson Rinën edhe ne nuk e kemi fajësu kërkon se nuk e dimë çka ka ndodh, absolut është e pa vërtetë. Edhe sipas neve momentalisht Rina është pjesë e familjes tonë përderisa nuk ka diçka konkrete ajo ka me mete gjithmonë qashtu”, tha ai.

Tutje shtoi se Rina e di të vërtetën dhe se do t’i tregojë të gjitha në prokurori e polici.

“Na kemi pas komunikim, nuk e dimë sen çka u bo, Rina besoj e di të vërtetën edhe ka fol me prokurorinë”, ka thënë ai për Kosova Today. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.