No menu items!

Delegacioni rus arrin në Stamboll për takim me zyrtarët amerikanë

Delegacioni rus ka mbërritur në Stamboll për bisedime me zyrtarë amerikanë.

Dialogu ka për qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi punën e ambasadave të tyre në Uashington DC dhe Moskë, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.

Ky takim në Turqi mes delegacionit amerikan dhe atij rus pasohet nga ai në Arabinë Saudite javën e kaluar që shënoi një ndryshim të jashtëzakonshëm në politikën e jashtme të SHBA-së nën presidentin Donald Trump dhe një largim të qartë nga përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për të izoluar Rusinë për luftën e saj në Ukrainë.

Po ashtu, takimi në Stamboll vjen pasi ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha gjithashtu se Turqia do të luante “rol të rëndësishëm” në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në vitin 2022, Turqia ka kërkuar të luajë një rol ndërmjetësues dhe ka mbajtur lidhje të ngushta me Ukrainën dhe Rusinë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU