Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka akuzuar deputetin Albin Kurti për emërime të paligjshme dhe uzurpim të Qeverisë së Kosovës.
Në një postim në Facebook, Deliu pretendon se që nga betimi i tij, Kurti ka angazhuar 109 asistentë në mënyrë të kundërligjshme.
Meqë po flasim për asistentët, besoni ose jo, deputeti Albin Kurti, prej që është betuar, i ka 109 asistentë – kundërligjshëm – në Qeverinë që e ka uzurpuar që nga 9 shkurti”, shkroi Deliu në rrjetin social.
Ajo akuzoi Kurtin se po ushtron pushtet pa legjitimitet dhe se veprimet e tij bien ndesh me rendin kushtetues dhe ligjor të vendit. /Telegrafi/