No menu items!

Deliu-Kodra: VV’ja është barrikaduar, nuk shoh rrugëdalje nga kjo bllokadë që po bëhet nga kjo parti

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka folur për vazhdimin e seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendi të Kosovës, të dielën.

Ajo ka deklaruar se shkak është Lëvizja Vetëvendosje pasi si ka votat e mjaftueshme për votimin e zgjedhjes së kryetarit apo kryetares të Kuvendit të Kosovës.

“Nesër është përpjekja e shtatë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për t’i hapur rrugë konstituimit të parlamentit. Partia fituese jam e bindur se edhe nesër do ta ketë emrin e njëjtë të propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës, që do të ketë votimin e saj të pestë, e them këtë në bazë të deklaratave të eksponentëve partiak të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë thënë se nuk do të ketë ndryshim të qëndrimeve të tyre në raport me nominimin që e kanë bërë për Z. Haxhiu”.

“Nuk shoh që do të kemi rrugëdalje nga kjo bllokadë që është futur Kosova që nga periudha e pas zgjedhjeve, më konkretisht nga 15 prilli, kur Kuvendi ka hapur rrugë për të filluar konstituimit të organeve të Kuvendit, dhe pastaj me theks të veçantë edhe formimit të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës

Një gjë që duhet thuhet se ka një bllokadë që bëhet nga partia që ka dalë me numrin më të madh të votave në zgjedhje, dhe është një pamundësi e partisë fituese që t’i ketë votat e deputetëve, janë 57 vota të deputetëve të cilët votojnë në favor të Haxhiut tash e katër herë në Kuvendin e Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje të re për të bëjë përpjekje të paktën të kemi tejkalim të kësaj situate, por kemi një barikadim të koalicionit fitues për shkak të pamundësisë që t’i kenë numrat për të vazhduar tutje”, ka thënë Deliu në Info Magazine.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.