Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të tregojë se çfarë ka biseduar të martën në takim me emisarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak në Bruksel.
Deputetja e PDK-së ka thënë se uron që në këtë takim nuk është diskutuar për hapjen e Urës së Ibrit, sepse sipas saj, do të ishte cenim i sovranitetit dhe Kushtetutës.
“Sot dhe asnjë ditë më vonë, zëvendëskryeministri Bislimi duhet t’u tregoj qytetarëve për çfarë kanë biseduar me emisarin Lajçak dje në Bruksel. Uroj që hapjen e Urës së Ibrit nuk e kanë shtruar si temë diskutimi me palën serbe. Ky cënim i sovranitetit dhe kushtetutës tonë, do të ishte i papranueshëm. Zëvendëskryeministër, dil sot edhe fol!” – ka shkruar ajo.