Sot u mbajt turneu më prestigjioz i vitit për grupmoshat U11, “TOP 8”, ku në mesin e tetë lojtarëve më të mirë të Kosovës, lojtari ynë Denat Makolli tregoi performancë të jashtëzakonshme, duke i mposhtur të gjithë kundërshtarët me rezultate bindëse. Denati arriti të regjistrojë 7 fitore dhe asnjë humbje.
Me këtë sukses, Denati e përmbyll vitin 2025 në mënyrë fantastike, duke qenë i pari në ranglistë, kampion i Kosovës individual U11, si dhe fitues i turneut prestigjioz “TOP 8”.
Pa dyshim, Denat Makolli është një nga shpresat më të mëdha të pingpongut kosovar.
Njëkohësisht, nga data 13 deri më 16 tetor, Denati do të përfaqësojë Kosovën në turneun botëror “WTT Youth Contender Podgorica 2025”, ku do të marrin pjesë lojtarët më të mirë nga e gjithë bota.
I urojmë suksese dhe përfaqësim sa më dinjitoz në këtë garë ndërkombëtare!









