No menu items!

Dënohet me 24 vite burg Jon Hoti për vrasjen e dy kusherinjve në Klinë

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur fajtor Jon Hotin për vrasjen e Albison dhe Rexhep Shlivovës, duke e dënuar atë me 24 vite e 6 muaj burgim. Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 13 nëntor të vitit 2024 në qytetin e Klinës

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, Hoti me dashje ka privuar nga jeta dy viktimat duke përdorur armë zjarri, në një lokal në qendër të qytetit, rreth orës 14:11. Ai kishte kontaktuar paraprakisht viktimat përmes rrjetit social Facebook dhe kishte lënë një takim me ta, duke pretenduar se dëshironte të diskutonte për çështje pronësie.

Në momentin e takimit, Hoti ishte ulur në të njëjtën tavolinë me viktimat. Pas një bisede të shkurtër, ai u ngrit në këmbë dhe papritur hapi zjarr ndaj tyre. Gjatë atentatit, në lokal ishin të pranishëm edhe persona të tjerë, të cilët u vunë në rrezik serioz për jetën. Vëllai i njërës prej viktimave, dëshmitari E.Sh, ndërhyri për të ndalur sulmin duke u përplasur me Hotin, çka rezultoi në rënien e armës në dysheme. Pas këtij momenti, i pandehuri u largua nga vendi i ngjarjes.

Në seancën e parafundit, Jon Hoti pranoi fajësinë për veprën penale “vrasje e rëndë”. Dënimi i shpallur sot konsiderohet një ndër më të rëndët për këtë lloj krimi në rajon. Grupi hetimor ka mbyllur të gjitha procedurat lidhur me rastin.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.