Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një deklaratë për mediat ka denoncuar kërcënimet që po i bëhen Lulzim Memashit, anëtar i PD-së i cili dokumentoi me video si bleu Rama votat në zgjedhjet e 11 majit. Memashi është kërcënuar me jetë. Denoncimi është bërë nga Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një deklaratë për median nga selia e PD-së.
Në video vërtetohet se PS ka paguar 500 mijë lekë për 5 vota. Në pamje dallohet një djalë i ri i cili pranon para kameras se ka shitur 5 vota të familjes për 500 mijë lekë.
‘Pas daljes së kësaj videoje dje në vendin e punës i kanë shkuar dy persona që e kanë kërcënuar dhe fjalët kanë qenë: ‘Çfarë i ke bërë vetes me atë që ke nxjerrë, do e shohësh se çfarë do të bëjmë’ denoncoi sot Paloka.