No menu items!

Depozitat e kosovarëve në banka rriten në 5.83 miliardë

161.6 milionë euro është rritja e depozitave të klientëve në bankat komerciale vendore për muajin gusht.

Kjo ka çuar në total vlerën e depozitave të kosovare në 5.83 miliardë euro, njofton Banka Qendrore e Kosovës.

Rreth 25% e depozitave janë të afatizuara. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5% të totalit të depozitave (apo rreth 3.88 miliardë euro)”, thuhet në raport.

Vlera e depozitave në gusht ka qenë 139.9 milionë euro, me normë interesi mesatare prej 2.52 përqind.

Ndërkohë, vlera e kredive bruto në fund të muajit gusht 2023 ishte 4,729.6 milionë euro, e që paraqet një rënie prej 19.4 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

“Vlera kredive të reja në muajin gusht ishte 170.7 milionë ( në korrik ishte 166.9 milionë).Norma e interesit në kredi në muajin gusht është 6.70% ( në korrik ka qenë 6.60%)’, ka njoftuar BQK’ja.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.