No menu items!

Deputetët mblidhen për të 27-n herë për konstituim të Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të 27-ën herë për të provuar konstituimin e këtij institucioni.

Kjo është hera e parë që seanca për konstituim do të mbahet pas 24 orësh, për shkak të festës së Kurban Bajramit.

Deputetët e opozitës janë duke e kundërshtuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që Albulena Haxhiu të votohet për kryetare të Kuvendit, por partia fituese përkundër kundërshtimeve nuk ka hequr dorë nga propozimi.

Vazhdimi i seancës së Kuvendit do të nisë nga ora 11.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të mërkurën ka mbledhur partitë politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një prononcim për media ka bërë të ditur se ka përmendur idenë e mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në të njëjtën ditë me ato lokale. Sipas saj, me këtë ide është pajtuar Partia Demokratike e Kosovës

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.