No menu items!

Deputeti britanik: Vazhdojmë ta përkrahim Kosovën – të gatshëm të ndihmojmë në dialogun me Serbinë

Deputeti i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Alex Sobel, ka theksuar përkushtimin e vendit të tij për ta përkrahur Kosovën në të gjitha proceset ndërkombëtare, përfshirë njohjet dhe anëtarësimet në organizata relevante.

Sobel tha se Britania është e gatshme të japë kontribut edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, me kusht që një rol i tillë të jetë i pranueshëm për të gjitha palët e përfshira.

“Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë plotësisht Kosovën, qoftë sa i përket njohjes nga vendet e tjera e anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare… Kanë kaluar 14 vite negociata tash mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe Mbretëria e Bashkuar dëshiron të inakurojë këtë proces, të luajmë rolin tonë, të vijmë e t’i tregojmë presidentes, Vjosa Osmani që jemi këtu të përkrahim Kosovën dhe gjithashtu vizitoi Beogradin. Mendoj që Mbretëria e Bashkuar është gati ta luajë rolin e saj… Do të duhej pajtimi i të gjitha palëve për rolin e Mbretërisë së Bashkuar në këtë proces. Ndërmjetësuesi kryesor sigurisht është Bashkimi Evropian”, ka deklaruar Sobel për tëvë1.

Ai nënvizoi se përfshirja e Londrës në këtë proces do të varet nga gatishmëria e palëve për ta pranuar një angazhim të tillë.

Ndërkohë, e cilësoi të rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ketë përkrahje të fuqishme ndërkombëtare në fazat e ardhshme të shtetformimit dhe integrimeve.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.