Deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Lahi Brahimaj, ka njoftuar se më 17 maj 2025, në fshatin Shqiponjë (Jabllanicë e Dushkajës), do të mbahet një manifestim përkujtimor me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit të fshatit.
Në këtë ngjarje do të nderohen me respekt dhe krenari 43 dëshmorët e këtij vendi të shenjtë, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Programi i manifestimit:
11:30 – 12:00 – Homazhe te varrezat e dëshmorëve 12:00 – Tubim përkujtimor dhe fjalime rasti nga përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmorëve dhe veteranë të luftës
“Ky përvjetor është një mundësi për të kujtuar dhe nderuar me respekt dhe krenari bijtë dhe bijat më të mirë të kombit, që sakrifikuan jetën për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës,” ka theksuar z. Brahimaj në njoftimin e tij.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve, familjarëve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës që të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtimore, si një shenjë nderimi për historinë e lavdishme të popullit tonë.
“Ju mirëpresim në Shqiponjë!” – thuhet në përfundim të njoftimit./Raporto24