Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sallih Zyba, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas njoftimit se Serbia ka lëshuar fletarrest për policin e Kosovës, Dylot Brahimi, në lidhje me një incident të ndodhur gjatë një sfilate maturantësh,shkruan Raporto24
Zyba ka theksuar se policia e Kosovës nuk ka ushtruar dhunë, përkundrazi, ka ndërhyrë për të parandaluar një incident të mundshëm që, sipas tij, ishte nxitur nga provokime të nisura gjatë parakalimit të maturantëve.
“Policia e Kosovës nuk ka shkaktuar asnjë lloj dhune, përkundrazi, ka parandaluar një incident që do të vinte si pasojë e provokimeve që nisen fillimisht nga sfilimi i maturantëve,” ka shkruar ai.
Deputeti gjithashtu ka shtuar se pamjet filmike tregojnë qartë se polici ka qenë mes dy palëve duke tentuar ta qetësojë situatën.
Sa i përket fletarrestit të lëshuar nga Serbia, Zyba e ka quajtur atë si një provë të qartë se “ky incident adresën e ka pikërisht atje”./Raporto24/