No menu items!

Deputetja e PDK-së: Kosova në krizë, siç e donte Albin Kurti

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se Kosova është në krizë, ashtu siç e projektoi Albin Kurti.

Ajo ka shtuar se Kosova është bërë një shtet ku Kryeministri dhe ministrat shkelin Kushtetutën dhe nuk u përgjigjen organeve të drejtësisë.

“Kosova është bërë pikërisht ashtu siç e ka dashur Albini, prandaj askush nuk çuditet!

Ai ka punuar gjatë që Kosova të mbetet pa institucione funksionale, ku qytetari paguan më shumë për rrymën, për bukën dhe për të gjitha produktet tjera bazike.

Një shtet ku Kryeministri dhe ministrat shkelin Kushtetutën dhe nuk u përgjigjen organeve të drejtësisë. Një shtet ku çdo kush që thotë të vërtetën linçohet, ndërsa ata që vjedhin mbrohen.

Një shtet që në arenën ndërkombëtare është nën sanksione, pa asnjë aleat dhe pa asnjë lobim për fuqizim të mëtejshëm.

Albinit i është dashur punë me dekada që Kosova të vijë në këtë pikë degradimi. Edhe dje, sot dhe nesër, me këtë qeverisje, Kosova do të mbetet pikërisht kjo që është sot: një shtet i shkatërruar, i braktisur dhe pa perspektivë”, shkruan Musliu-Shoshi në reagim.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.