Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arijeta Rexhepi, ka folur lidhur me ngërçin politik dhe pamundësinë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Rexhepi ka theksuar se partitë opozitare janë ato që po e bllokojnë formimin e institucioneve, duke mos bashkëpunuar për t’i dhënë fund situatës së krijuar.
“Përgjegjës për bllokimin e Kuvendit janë partitë opozitare,” u shpreh ajo.
Sipas saj, megjithatë, ka deputetë nga radhët e opozitës që në mënyrë joformale kanë shprehur gatishmëri për të votuar pro formimit të Kuvendit dhe për të çuar proceset përpara.
“Ka shumë deputetë që na thonë se janë të gatshëm të votojnë dhe të ecim tutje. Këta janë deputetë nga parti të ndryshme opozitare,” deklaroi Rexhepi.
Ajo shtoi se, ndonëse këta deputetë nuk e kanë shprehur publikisht këtë qëndrim, vota e tyre do të bëhet e qartë në momentin kur të vijë koha për votim.
“Pavarësisht që nuk e shfaqin publikisht qëndrimin e tyre, kur të vijë momenti i votës së fshehtë, kjo d