No menu items!

Deri në 45 minuta pritje për të kaluar kufirin te Dheu i Bardhë

Në pikat kufitare të Kosovës po vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve për të lënë vendlindjen dhe për tu nisur nëpër vendet ku ata punojnë dhe veprojnë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme e Kosovës në pikën kufitare Merdare kolona është 20 metra e gjatë ndërsa për të kaluar kufirin pritjet janë nga 10 deri në 20 minuta, njofton Klankosova.tv.

Kolona dhe pritjet më të gjata janë në pikën kufitare Dheu i Bardhë ku kolona është 300 metra e gjatë ndërsa për të kaluar duhet të pritet 40 deri në 45 minuta.

Kufiri i Vërmicës ka kolonë prej 30 metrash dhe pritjet janë nga 5 deri në 10 minuta. Ndërsa, për të hyrë në Kosovë nga ky kufi kolona është e gjatë 100 metra dhe pritjet janë nga 10 deri në 15 minuta.

Kolona nga 50 metra ka në pikat kufitare të Hanit të Elezit ku për të dalë pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta dhe në kufirin e Jarinjes ku pritjet janë nga 20 deri në 25 minuta.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.