Dështon sërish të konstituohet Kuvendi i Kosovës edhe në tentativën e 25-të.
Kjo pasi sërish nuk mori votat e mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Nga 104 deputetë që ishin në sallë, 51 deputetë votuan për, një kundër dhe s’pati abstenim.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti sërish nuk pranuan të propozojnë emrat si dhe nuk morën pjesë në votim.
Seanca u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit për të vazhduar me 04.06.2025j në orën 10:30. /Raporto24/