Seanca konstituive është ndërprerë përsëri. Kuvendi ka dështuar konstituimin e tij për të njëmbëdhjetën herë me radhë.
Pasi u mblodhën të gjithë 111 deputetët, kryesuesi i seancës, Avni Dehari mori fjalën. Fillimisht u mbajt një minutë heshtje për Ditën e Dëshmorëve, nderim për heronjtë që ranë në luftë për atdheu.
Pas kësaj Dehari, ai propozoi votim të fshehtë, për çka kërkoi nga partitë e tjera të propozojnë emrat për anëtar të komisionit ad-hoc.
Mirëpo ky propozim as këtë herë nuk kaloi.
56 vota ishin për, një kundër e asnjë abstenim.
Seanca konstituive vazhdon të mërkurën me fillim nga ora 10:00.