No menu items!

Detaje nga arrestimi i Fikrim Damkës: Kryetari i partisë turke

Ministri në largim i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe nipi i tij, Fuat Damka, kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, si të dyshuar për kanosje dhe sulm. Motivi i rastit dyshohet se lidhet me procesin zgjedhor, për çka tashmë ka nisur hetimi i Policisë në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Damka, i cili është kryetar i partisë turke KDTP dhe nipi Fuadi, u arrestuan pasi dyshohen se kërcënuan dhe sulmuan dy persona të tjerë, te një parking në Prizren.

Sinjali tashmë ka mësuar se ndaj tyre, prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit dhe si rezultat, të njëjtit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

Bazuar në informacione e para, Damka dyshohet se ka sulmuar një kandidate nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore.

Rasti ka ndodhur në afërsi të një parkingu dhe motivi lidhet procesin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura dje.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.