No menu items!

Detaje të reja nga arrestimi i burrit të Anxhela Martinit: Ishte me një kriminel të rrezikshëm

Biznesmeni me origjinë rumune, Dragos Savulescu, është arrestuar sërish në Greqi. Mediat në Rumani kanë zbuluar detaje të reja rreth prangosjes së bashkëshortit të modeles shqiptare Anxhela Martini. Stirileprotv.ro shkruan se Savulescu në momentin e arrestimit nga autoritetet greke ka qenë nën shoqërinë e një krimineli shumë të rrezikshëm. Kjo rëndon pozitën e tij përpara drejtësisë, por avokatët e tij po përpiqen që këto prova të mos merren parasysh nga gjykata. Savulescu është në kërkim nga autoritetet në Rumani pasi akuzohet për korrupsion dhe përvetësim të fondeve shtetërore në vendlindjen e ti, por sipas mediave rumune ai dhe këtë herë mund t’i shpëtojë ekstradimit. Zbulimi i vendndodhjes së miliarderit rumun u bë pasi policia pikasi fotot që Anxhela Martini kishte hedhur në Instagram nga pushimet në Mykonos, transmeton tvklan.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU