No menu items!

Detaje të reja për arrestimin e shoferit të autobusit në Prishtinë, kishte armën me 11 fishekë!

Pasditën e djeshme ka ndodhur një incident jo i zakonshëm në Prishtinë.

Një zënkë mes një shoferi të veturës dhe punonjësit të një autobusit ka eskaluar në atë masë sa që shoferi i autobusit të linjës 4 ka nxjerrur armën në prani të pasagjerëve.

E tëra ndodhi pas një zënke në komunikacion mes dy palëve. Policia ka bërë të ditur se shoferi kishte 11 fishekë në pistoletën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje në trafik ka kanosur me armë viktimën mashkull kosovar. Pistoleta me 11 fishekë është konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e Policisë./Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.