No menu items!

Detaje tronditëse: Një person dyshohet se u vra me ‘teshlicë’ në Qendrën e Shurdhmemecëve në Mitrovicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Qendrën e Shurdhmemecëve në qytetin e Mitrovicës, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar detaje të reja nga rasti, ku sipas burimeve ngjarja ka ndodhur si pasojë e një rrahje mes disa personave që janë pjesë e kësaj qendre, me ç’rast pas përdorimit të mjeteve të forta (teshlicë), një person ka humbur jetën.

Burimet bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë rreth 60 vjeç dhe sipas informacioneve të para dyshohet se bëhet fjalë për vrasje.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në Mitrovicë, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë informacione zyrtare lidhur me rastin.

Ndërkohë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes në afërsi të shkollës fillore ‘Eqrem Çabej’, ku shihet se të pranishëm atje janë njësitë policore të cilët kanë rrethuar me shirit vendin ku dyshohet se ndodhi ngjarja e rëndë.

 

Video⬇️

https://sinjali.com/detaje-tronditese-nje-person-dyshohet-se-u-vra-me-teshlice-ne-qendren-e-shurdhmemeceve-ne-mitrovice/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.