Batllavë, 4 maj 2025 – Një grua rreth moshës 40-vjeçare është gjetur e pajetë sot në ujërat e Liqenit të Batllavës. Lajmi është konfirmuar nga burime në vendngjarje për Raporto24.
Sipas një dëshmitari okular, trupi i viktimës është parë afër një skaji të tokës në liqen dhe më pas është raportuar tek autoritetet përkatëse. Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi i Mjekësisë Ligjore, të cilët kanë nisur procedurat për të sqaruar rrethanat e rastit,shkruan Raporto24
Ende nuk dihen identiteti i viktimës dhe shkaqet e vdekjes. Hetimet janë në zhvillim.
Raporto24 do të sjellë të gjitha përditësimet sapo të bëhen të disponueshme nga autoritetet.
Lajmi në zhvillim…