No menu items!

Dhuna në familje: Istogasi rrahu nënën, pejani- motrën, llapjani e bëri gruan për spital …

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për disa raste të ushtrimit të dhunës, brenda familjes.

Policia ka arrestuar një person mbrëmë në Istog, kjo pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, duke e bërë për spital.

“Istog 17.08.2021-21:15 . Është arrestuar  i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare nënën e tij . Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, bëhet e ditur përmes raportit 24 orësh.

Ndërkohë, në Pejë një person nuk ka kursyer motren e tij, pasi pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht atë.

“Pejë, 16.08.2021-15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim te prokurorit është dërguar ne mbajtje”.

Mbrëmë në mesnatë, policia e vendit ka arrestuar një person pasi që i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij.

“Prishtinë 18.08.2021-00:21.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën femër kosovare –bashkëshorten e tij . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia përmes raportit.

Pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj, për spital dyshohet se u bë edhe një grua nga Podujeva.

“Podujevë 17.08.2021-20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare –bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman  mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU