No menu items!

Diar Vokrri më i miri i xhiros së 19-të në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 19-të, të parën në stinorin pranveror, në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të K.F. Llapi, Diar Vokrri

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Sunaj Keqi, Berat Berisha dhe Xhavit Mehmeti.

Ky komision vendosi për mbrojtësin llapjan, pasi ai gjatë gjithë ndeshjes Drita-Llapi pati paraqitje të shkëlqyeshme në fazën defanzive, derisa ishte edhe asistent në golin e fitores.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e KF Llapi, Diar Vokrri e ndau Edon Sejdaj, dizajner në #Albi Mall.

lumtur për vlerësimin dhe fitoren e skuadrës së tij në derbi.

“Është një ndjenjë shumë e mirë dhe jam shumë i lumtur për çmimin ‘Ylli i Javës’ . Është hera e parë që e fitoj këtë çmim dhe kjo më jep motiv shtesë për të punuar edhe më shumë në të ardhmen”.

“Fitorja kundër Dritës na shtyn para drejt synimeve tona në këtë edicion, pasi e dimë që Llapi këtë edicion është pretendent për titull dhe shpresojmë që në fund ta festojmë. Falënderoj bashkëlojtarët dhe klubin, ngase pa mbështetjen e tyre nuk do të isha sot këtu”, ka theksuar Diar

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.