No menu items!

Digjen dhjetëra vetura të parkuara skaj rrugës Gjakovë-Prizren

Dhjetëra vetura të vjetra, të parkuara në një varrezë automjetesh në magjistralen Gjakovë-Xërxë-Prizren, janë përfshirë në zjarr.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar video nga ky rast ku raportohet edhe për bllokim të rrugës.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar policia dhe zjarrfikësit, ku këta të fundit ende nuk kanë arritur në vendin ku po ndodhë zjarri masiv.

Shoferët të cilat janë bllokuar në rrugë, me aparate të zjarrit po mundohen ta fikin atë.

Ende nuk dihet se si ka ardhur deri të shkaktimi i zjarrit por rikujtojmë se aktualisht në Kosovë janë disa vatra zjarri si pasojë e temperaturave të larta.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.