Tre zyrtarë policorë, pjesëtarë të Stacionit Policor në Klinë, e rrahën brutalisht të hënën një qytetar
Incidenti ndodhi gjatë një intervenimi policor në shtëpinë e qytetarit, të dyshuar për një rast të kanosjes.
Siç raporton portali Sinjali, policët e përfshirë në incident janë Nezir Gashi, Enis Elezaj dhe Shkëlqim Saliaj.
Qytetari është sulmuar fizikisht nga tre policët pasi është prangosur, tregojnë pamjet e publikuara në mediat online.