Ka hyrë dje në fuqi vendimi për kalimin e bizneseve në tregun e lirë energjetik.
Nga Zyra e Rregullatorit kanë thënë se një pjesë e bizneseve tashmë kanë lidhur marrëveshje me operatorë privat energjetik dhe po furnizohen nga ta.
Ndërsa, bizneset që nuk do të lidhin marrëveshje do të furnizohen për 60 ditë nga KEK-u, e pas kësaj periudhe do t’i ndërpritet energjia elektrike.
“Ka filluar procesi, edhe sot ka shkuar mirë. Të gjithë konsumatorët që kanë dalur në treg janë duke u furnizuar me energji elektrike. Ata që kanë gjetur furnizues po furnizohen përmes furnizuesve komercial, ata që nuk kanë gjetur përmes KEK-ut. Ata do të furnizohen 60 ditë prej KEK-ut, pastaj nëse nuk gjejnë furnizues do t’u ndërpritet energjia elektrike. Shumica kanë gjetur furnizues, shumica kanë lidhur kontrata, ndërmarrjet publike të gjitha”, tha Ymer Fejzullahu, kryesues i Bordit të ZRrE-së
Një pjesë e bizneseve tashmë thuhet se kanë lidhur marrëveshje për furnizim me energji elektrike nga KESCO.
KESCO në vazhdimësi është duke u takuar dhe negociuar me biznese për të lidhur partneritet për furnizim me energji elektrike si konsumatorë të derregulluar. Ne kemi filluar me nënshkrimin e disa kontratave, por nuk mund të japim një numër të saktë ende. Sa i përket çmimit, KESCO është duke ofertuar çmime bazuar në treg dhe nuk kemi një çmim fiks”, thonë nga KESCO.
Kalimi në tregun e lirë energjetik po vazhdon të kundërshtohet nga përfaqësues të bizneseve në Kosovë të cilët thonë se energjia po u shitet shumë më shtrenjtë.
Një pjesë e bizneseve kanë paralajmëruar protesta e veprime të tjera nëse ZRRE nuk pezullon vendimin e saj